TIRANË- Ministri i Brendshëm ka njoftuar se policia e Shtetit do të finalizojë sot dy operacione me autoritetet gjermane dhe spanjollet. Nga Lezha ku ishte në Forumin e Sigurisë, Xhafaj deklaroi se jo më larg se sot pasdite policia e Shtetit do të finalizojë këto operacione që godasin një aktivitet të rëndë kriminal.

“Jo më larg se sot, pasdite Policia e Shtetit ka dy operacione të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë që kanë të bëjnë me aktivitet të rëndë kriminal dhe ne kemi filluar njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale. Natyrisht këto Janë paksa çështje të rënda por ka disa çështje të tjera që policia vendore duhet të jetë më e fokusuar”, tha Xhafaj.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re