Një aksident ndodhi një ditën më parë në kantierin e autostradës “Arbër Xhaferi” në Kosovë, ku një punëtor i i kompanisë Bechtel Enka, mbeti dy orë i varur në vinç, si pasojë e rrëzimit të njërit prej trarëve të betonit.

Për fat, jeta e tij vijoi, por tmerri që ka përjetuar nuk i shqitet lehtë

“Kam qenë mbi një trarë nga betoni i cili peshonte 130 ton. Kam parë vdekjen me sy, kam kërkuar ndihmë dhe nuk kam besuar që jam gjallë”, ka rrëfyer Përparim Sadiku për mediat kosovare.

“Pas dy orësh arriti vinçi 60 metra dhe më mori. Ata që më ndihmuan ishte një turk dhe një zjarrfikës nga Kaçaniku”, ka thënë Sadiku, jeta e të cilit ka nisur dhe njëherë nga e para.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re