Ka përfunduar konsultimi i kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët. Për më shumë se dy orë ka zgjatur konsulta e Bashës mes aleatëve tij, Kryemadhit, Mediut, Idrizit. Në këtë mbledhje kanë qenë present dy anëtarët e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Kryedemokrati thirri në konsultë aleatët, pas drekës që pati me ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf.

Partia Socialiste e ka pranuar propozimin e opozitës që komisionet të kenë këtë përbërje: 1 komisioner zgjedhor jopartiak, 2 anëtarë- vëzhgues nga maxhoranca, 2 anëtare – vëzhgues nga opozita. Por sipas burimeve mësohet se LSI kërkon që të ketë përfaqësim. Kryemadhi kërkon që nga 2 anëtarët- vëzhgues të opozitës, njëri të jetë i LSI.

Me gjithë përpjeket e vazhdueshme të ambasadorëve të SHBA-së, BE-së, Britanisë dhe Gjermanisë, akoma  nuk ka një marrëveshje për reformën zgjedhore ndërmjet palëve politike.

Më 3 qershor ambasadorja e SHBA Yuri Kim përgëzoi partinë në pushtet dhe tha se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. Kim deklaroi se topi është në fushën e tij dhe se e ardhmja është dorën e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re