Kryetarët e Opozitës dhe mazhorancës po përgatisin strukturat e tyre për pasojat e mundshme që mund të vijnë nga dialogu për zgjidhjen e krizës.

Në një intervistë për gazetarin Mariglen Kume të “ TV”, drejtori i ISP-së Afrim Krasniqi u shpreh se palët po përgatiten të shkojnë në dialog në muajt shtator-tetor.

“Palet po pergatiten per te shkuar në shtator-tetor drejt dialogut.

 Ata kanë nevojë qe te mobilizojnë strukturat e tyre dhe po te shikoni po zhvillojne takime ne strukturat e brendshme për t’i përgatitur per pasojat dhe janë në pritje të një oferte nga ndërkombëtarët. 

Aktualisht ka disa projekte informale që qarkullojnë ne duart e disa diplomateve në duart e disa politikanëve me peshë në Shqipëri, por nuk kemi ende dokument publik perderisa kohë nuk është gjetur gjuha e përbashkët qoftë edhe indirekt mes pëve”, shprehet Krasniqi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re