Policia dhe ISHP kanë futur në karantinë fshatin Mbërs të Roskovecit pas konfirmimit të dy personave me koronavirus.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se policia ka ngritur dy postblloqe në hyrje dhe në dalje të fshatit duke mos lejuar askënd të dalë ose të futet.

Lëvizja po u lejohet vetëm makinave të autorizuara si edhe atyre që bëjnë furnizimin me ushqime.

Vendimi për izolimin e fshatit erdhi pas konfirmimit të dy bashkëshortëve me koronavirus. Fillimisht u konfirmua bashkëshortja 61 vjeçare dhe tre ditë më vonë edhe bashkëshorti i saj.  /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re