Një telefonatë ka mbërritur mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate në Policinë e Tiranës.

Një person i cili është identifikuar a A.Dh ka kallëzuar se dy persona të panjohur e kanë ndjekur deri në hyrje të pallatit ku ai banon.

Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.10.2020, rreth orës 00:40, shtetasi A.Dh.,kallëzon se më datë 15.10.2020, rreth orës 22:00, dyshohet se dy persona të panjohur e kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku ai banon. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re