Skip to content

Dy pitbullë sulmojnë dhe vrasin pronaren e tyre 28 vjeçare brenda garazhdit të shtëpisë, flet bshkëshorti: Unë i rris ata për t’i shitur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku një 28-vjeçare është vrarë nga qentë e saj pitbull.

Mediat e huaja shkruajnë se trupi i pajetë i Rebeca Murdy, nënës së dy fëmijëve, është gjetur në garazhdin e shtëpisë së saj në Skiatook.

“Kishte disa qen pitbullë në garazh. Një nga kafazet e qenve dhe sulmet ndaj saj ishin te dukshme”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Osage.

Qentë u morën në mbrojtje nga autoritetet për mirëqenien e kafshëve dhe po mbahen në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Ndërkohë pronari i shtëpisë, njëherazi dhe bashkëshorti i gruas, u tha autoriteteve se ai i rrit pitbullët si një hobi dhe për t’i shitur.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb