Robert Përpepaj, autor i vrasjes së vjeçare Griselda Gjikola, në Laprakë, ne vitin 2018 është dënuar me burgim të përjetshëm.

Krimi i rëndë ndodhi në dhjetor të atij viti, disa kohë pasi autore kishte përndjekur vazhdimisht adoleshenten,.

Për shkak të gjithë dinamikës së ngjarjes, togat e zeza kanë marrë vendimin maksimal për autorin e krimit.

Për të njëjtën ngjarje është dënuar me 23 vite burg shtetasi Robert Muzhaqi.

Ndaj Përpepajt prokuroria ngriti akuzën e ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese’ ndërsa Muzhaqi akuzohet për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Robert Perpepaj është në kërkim ndërsa Muzhaqi i arrestuar.

Referuar dosjes hetimore, 17-vjeçarja Griselda Gjikolaj është qëlluar me dy plumba në kokë, nga Përpepaj. Ky i fundit kishte kohë që e përndiqte të miturën.

Më pas e ajo është ankuar tek i fejuari dhe i ka kërkuar mbrojtje.

10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares u konfliktua në Laprakë me të kërkuarin nga drejtësia Përpepaj. Ai i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por autori nuk e ka pranuar këtë gjë. Më pas i riu nga Tropoja ka tentuar që të vrasë të fejuarin e të miturës, por plumbat kanë lënë të vdekur Griselda Gjikolën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re