
Biznesmeni Edmond (Mondi) Mëhalla u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme brenda një mjeti pranë karburantit të tij në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se biznesmeni ka marrë dy plumba në kokë dhe është ekzekutuar ndërsa ishte brenda në makinë, pranë karburantit në pronësi të tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në dalje të qytetit të Elbasanit, ndërsa mësohet gjithashtu se viktima ka precedentë të mëparshëm në shpërndarje narkotikësh.
Njoftimi paraprak i Policisë:
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
