Dy politikanet shkodrane përplasen për “Vllazninë”. Deputetja e PS-së, Senida Mesi, e cila sulmon Kryetaren e Bashkisë Shkodër dhe thumbon kryetaren Voltana Ademi për privatizimin e klubit të futbollit .

Këshilli Bashkiak i Shkodrës me 39 vota pro ka vendosur të nxjerrë në ankand aksionet e klubit të futbollit Vllaznia.

Për shitjen e aksioneve të klubit, Bashkia do të kërkojë rreth 600 milionë lekë. Në këto kushte, klubi verior po shkon drejt privatizimit.

“Sot Këshilli Bashkiak Shkodër mori një vendim të rëndësishëm. Këshilltarët socialistë i thonë Po hapjes së procesit për  privatizimin e Klubit të Futbollit “Vllaznia”, shkruan deputetja  në Facebook.

“Po fillon procesi i heqjes nga duart e manipulimit partiak dhe keqmanaxhimit të taksave të shkodranëve nga Bashkia dhe PD Shkodër” shkruan Mesi.

“Vllaznia” uroj t’i kthehet shpejt vetëm shkodranëve dhe tifozerisë, përfundon politikania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re