Daniel Drobaj dhe Dorjan Protoduari dy të arrestuarit e protestës të zhvilluar nga banorët e Unazës së Re para Parlamentit, kanë apeluar masën e “arrestit me burg” të dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Apeli është dorëzuar nga avokatët e të dy të arrestuarve.
Daniel Dobraj është akuzuar nga prokuroria se gjatë protestës hodhi kapsollën që I këputi gishtin efektives Ina Nuku.
Ndërsa Dorjan Protoduari u arrestua për organizim të paligjshëm të protestave të zhvilluara nga banorët e Unazës së Re.
