Skip to content

Dy punonjës me Covid-19, mbyllet bashkia në veri të vendit

Bashkisë së Malësisë së Madhe i është vënë “kyçi” pasi dy punonjës kanë dalë të infektuar me Covid-19.

Ndërkohë i janë bërë testet edhe 9 punonjësve të tjerë dhe pritet përgjigja për të kuptuar cfarë shkalle përhapje mund të ketë koronavirusi në këtë institucion.

Por teksa priten përgjigjet nga ISHP, drejtoria e higjienës do të dezinfektojë të gjitha ambjentet e Bashkisë së Malësisë së Madhe.

Për këtë arsye zyrat e pushtetit vendor do të qëndrojnë të mbyllura deri ditën e hënë.

Deri më tani Malësia e Madhe regjistronm 4 raste me Covid-19, nga të cilët një ka ndërruar jetë.