Biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë është mbyllur prej disa ditësh për lexuesit.

Abc News raporton se shkak për këtë është bërë infektimi nga koronavirusi i dy punonjësve të këtij institucioni, duke bërë që i gjithë stafi të vetëkarantinohet.

Në hyrje të bibliotekës e cila është në varësi të Bashkisë Lezhë është vendosur njoftimi për mbylljen e saj për një afat të pacaktuar.

Ndërkohë në Lezhe deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirus është 190 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re