Pas vendimit nga viti 2019, vendlindja e Adolf Hitlerit në Austri u kthye në stacion policie dhe u bë e ditur se në atë shtëpi do të zhvillohen trajnime për forcat e sigurisë në fushën e të drejtave të njeriut.

Historiani Oliver Rathkolb, një anëtar i komisionit që u krijua për të parandaluar që ndërtesa e njohur si “Shtëpia e Hitlerit”, d.m.th. vendlindja e liderit nazist në Braunau am Inn, të bëhej një destinacion i shpeshtë për simpatizantët nazistë dhe për të siguruar ripërdorimin e saj, tha se sipas sondazheve të opinionit publik, për fatin e shtëpisë ku lindi Hitleri, 53 për qind besojnë se ajo duhet kthyer në një institucion antinazist dhe 23 për qind se ndërtesa duhet të prishet.

Rathkolb u tha gazetarëve se shtëpia nuk mund të prishej për shkak të rregulloreve ligjore.

Shtëpia do të shërbejë për dy qëllime

Ai tha se shtëpia, e cila do të përdoret si stacion policor nga viti 2026, do të shërbejë për dy qëllime.

“Policia e provincës së Austrisë së Epërme do të trajnohet këtu në të ardhmen në fushën e të drejtave të njeriut. Njëkohësisht do të jetë i hapur për përdorim si qendër trajnimi për të gjitha forcat policore në vend”, shtoi ai.

Shtëpia ku lindi Hitleri në vitin 1889 shkaktoi polemika në Austri.

Në nëntor 2019 u vendos që të shndërrohej në komisariat dhe në këtë kuadër u zhvillua një tender për projekte në të gjithë Evropën. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re