Dy raste të reja me COVID-19 janë regjistruar ditën e sotme në qarkun e Gjirokastrës.

Rasti i parë është bashkëshortja e një biznesmeni, D.K. i cili rezultoi pozitivë dy ditë më parë së bashku me tre të tjerë.

NJVKSH në Përmet mori sot në mëngjes tamponin e bashkëshortes së tij, teksa këtë mbrëmje erdhi dhe përgjigja pozitive.

Ndërkohë rasti i dytë u shënua sërish këtë mbrëmje në qytetin e Gjirokastrës ku një 53 vjeçar është infektuar nga COVID-19.

Deri më tani në të gjithë vendin numërohen 2,189 të infektuar ku vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 67 raste të reja.

Deri tani, sipas shifrave zyrtare, numri i viktimave ka shkuar në 74 teksa 2 viktima të reja u shënuan këtë të shtunë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re