Skip to content

Dy raste të reja me koronavirus në Përmet, mbyllet sporteli i pagesave të OSSHE pasi del pozitive arkëtarja

Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Përmet gjatë 24 orëve të fundit.

Burime për Abc News bëjnë të ditur se është mbyllur sporteli i pagesave të OSSHE pasi ka rezultuar pozitive arkëtarja.

Ndërkohë, rasti i dytë është shënuar në fshatin Kosinë, kontakt i rasteve të mëparshme.
Javët e fundit situata nga koronavirusi në vend vijon të jetë e rënduar.

Gjatë ditës së sotme ministria e Shëndetësisë raportoi se mjeku Hysni Shkjau ndërroi jetë te Infektivi, duke shënuar vīktimën e dytë në radhët e bluzave të bardha.