Sërish raste të reja në Korçë, të cilat u konfirmuan dhe nga ministria e Shëndetësisë.
Mësohet se dy rastet e reja, janë kontakte të rasteve të konfirmuara më herët.
News 24 raporton se një prej personave të prekur është pensionist.
Po ashtu bëhet e ditur se të dy personat janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe janë të vetekarantinuar në banesat e tyre.
