SHQIPËRI- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar “Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe “Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Reformën Administrativo–Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
Projektvendim për zgjedhoren u miratua me 113 vota pro dhe tre vota kundër.
Deputetët që votuan kundër janë Erald Kapri, Agron Shehaj nga Partia Mundësia dhe Redi Muçi nga “Lëvizja Bashkë”.
Ndërsa, reforma “Territoriale” u miratua me 115 vota pro dhe tre kundër.
Po ashtu për komisionin e Territoriales ishin të njëjtët deputetë, që dhanë votën kundër dakordësisë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Në komisioni për Zgjedhoren do të përfshirë të gjitha partitë në Kuvend. Shtatë anëtarë do të ketë Partia Socialiste, pesë anëtarë të PD, një PSD, një Partia Republikane, një Partia e Lirisë, një Mundësia.
Partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë” kanë të drejtë të sjellin deputetët për diskutimepropozime, por pa të drejtë vote.
Kurse Komisioni i “Territoriales” do të ketë tetë anëtarë nga mazhoranca, gjashtë nga PD-ja, një i Partisë së Lirisë dhe një i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim i Fatmir Mediut.
