Dy salla të Kuvendit të Shqipërisë do të mbajnë emrin e dy prej politikanëve që tashme nuk jetojnë më, Bashkim Finos dhe Gerti Bogdani.
Në nisje të punimeve të Kuvendit, kryetarja Elisa Spiropali tha se të dy ishin politikanë me integritet që kanë dhënë kontribut të çmuar.
Femijet e Bashkim Finos
“Nderuam kontributin e dy politikaneve dhe parlamentarëve të shquar të Shqipërisë të cilët janë ndarë nga jeta para kohe, Bashkim Fino dhe Gerti Beogdani, duke emërtuar dy salla këtu në mjediset e sallës së seancave me emrat e tyre. Në sallë janë familjarët e tyre, të cilët i përshëndes ngrohtësisht. Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin dy politikanë aktiv me integritet të lartë, prindër që frymëzojnë për me kontributin, dashurinë dhe mirësinë që na kanë dhënë ne. Ishte kjo arsyeja për të emëruar këto dy salla”, tha Spiropali.
Femijet e Gerti Bogdanit