Vlora është tronditur në orët e para të mëngjesit te se mërkurës nga dy shpërthime tritoli te njëpasnjëshme. Ngjarja e parë u shënua rreth orës 02:30 në lagjen “Lirim”, fare pranë drejtorisë së policisë. Eksplozivi shpërtheu në katin e 5-të te pallatit.

 

Persona ende të paidentifikuar e kishin vendosur lëndën plasëse në sheshpushimin pranë banesës së 29 vjeçarit Fatjon Bata.

 

Si pasojë e shpërthimit, nëna e 29 vjecarit, është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar. Ngjarje nga e cila fatmirësisht nuk pati te lënduar në njerëz, shkaktoi panik tek banorët e pallatit.

 

Fqinji: U zgjuam, kur hymë pamë derën në tokë dhe xhami i banjos ishte thyer. Atë zonjën nga trauma e morën në ambulancë. Djali i saj është shoqëruar. Shpërthimi ishte i fortë, unë isha në rroba dhe u ngrita përpjetë. Në harkun kohor të 45 minutave, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë.

 

Dyshohet se Fatjon Bata mund te këtë qene shënjestra e shpërthimit. Ai rezulton i paskeduar nga policia, ndërsa jetonte në këtë apartament prej dy vitesh së bashku me nënën.

 

Një orë më vonë një tjetër shpërthim u regjistrua ne qytetin bregdetar në lagjen “15 tetori”, pranë Bashkisë së Vlorës. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës e një 69 vjecarit Guri Cobo nga Vlora. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

 

Blutë e Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dy ngjarjet, por deri per asnjërën prej tyre nuk ka autore te dyshuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re