Një shqiptar 32-vjeçar është arrestuar pasi në shtëpinë e tij u gjend arma me të cilën ne 12 tetor është vrarë avokati grek 52-vjeçar grek, Mihalis Zafiropulos.
 
Biseda telefonike e shqiptarit me të shoqen në lidhje me vrasjen e avokatit ka ndihmuar policinë për kapjen e tij. Shqiptari i përket komunitetit rom dhe bisedat telefonike në shqip dhe në gjuhën rome kanë vështirësuar transkriptimin. Të dhënat e ADN-së përputhen me provat e marra në zyrën ligjore ku u krye dhe vrasja.
 
Krimi ështte realizuar nga tre vrasës me pagese. Porositës te vrasjes dyshohet se janë tre shqiptarë të burgosur, te cilet janë mare ne pyetje. Dyshohet se autoret kishin për qëllim shantazhimin e avokatit Zafiropulos, në mënyrë që ai të detyronte klientin e tij të paguante para.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re