Tre të moshuar në Greqi janë dhunuar brutalisht nga dy shqiptarë, të cilët më pas i kanë grabitur.

Grabitësi nga Shkupi, i cili kishte marrë me leje nga burgjet e Chanias por nuk ishte kthyer më në qeli, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, morën me qira një makinë në Athinë, i vendosën targa të vjedhura dhe udhëtuan drejt fshatit Dorizë të Arkadisë.

Aty hynë në shtëpinë ku jetojnë të moshuarit, dy gra dhe një burrë, të cilët autorët i lidhën dhe i rrahën.

Më pas, hajdutët u larguan duke marrë 19.000 euro kesh dhe stoli me vlerë rreth 10.000 euro.

Grabitësit, me precedentë të mëparshëm penal në grabitje nga viti 2013 e deri më sot, u arrestuan në pyll ku ishin arratisur.

Tre të moshuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e mjekësore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re