Dy shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilët po luftonin në anën e ISIS-it, janë vrarë në një sulm me dron në Siri, transmetojnë sot mediat boshnjake.

Sipas këtyre mediave, agjencitë e sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës janë njoftuar se në luftime kanë humbur jetën Naser Arnaut nga Sarajeva dhe Ines Mixhiq nga Bihaqi, dhe që të dy ata janë vrarë në mars të këtij viti.

Mixhiq në Siri njihej si Salahadin Al Bosna, ndërsa Naser Arnaut po kërkohej nga Interpoli, sipas një fletarresti të lëshuar në vitin 2016. Sipas të dhënave të policisë, ai në Siri kishte shkuar në vitin 2013.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re