Në listën e vendeve që kanë hapur dyert për shqiptarët janë shtuar edhe Franca, edhe Danimarka. Nga kjo e premte, Franca pranon edhe shqiptarët e pavaksinuar, mjafton të kenë një test për koronavirus të kryer në 72 orët e fundit.

 

Ndërsa nga qytetarët e vaksinuar, njoftoi aeroporti “Nënë Tereza”, do të pranohen ata që kanë marrë dozat e Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë.

 

“Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);

4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);

2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).”

 

 

Të njëjtat kushte testi dhe vaksinimi ka edhe Danimarka për udhëtarët. Shteti danez ka hequr detyrimin për test për pasagjerët nën 15 vjeç dhe për pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit COVID-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re