Qytetarët e Kavajës , Rrogozhinës dhe jo vetëm, nuk do të duhet që për shërbime shëndetësore të specializuara të shkojnë në Tiranë.

Spitali bashkiak i Kavajës bashkohet tashmë me spitalin universitar “Shfeqet Ndroqi” në Tiranë, ku si për ndërhyrje kirurgjikale apo probleme të tjera, mjekë të këtij spitali do të asistohen nga mjekët profesionistë të “Shefqet Ndroqit”.

“Po na e bënë këtë, është ndihmë e madhe. Ne vijmë nga fshati Kryevidh”-shprehet një qytetar.

“Na heqin dhe kostot”- shprehet një tjetër qytetar.

Spitali i Kavajës ka një kapacitet prej 80 shtretërish dhe përveç shërbimeve ekzistuese do të ketë edhe shërbime të reja.

Drejtoresha e Qendrës së spitalit universitar “Shefqet Ndroqi “, u shpreh se do të shtohet edhe klinika e fizioterapisë kineze.

Kjo është qendra e parë spitalore rajonale, ndërkohë që ministrja Koçiu tha se do të vijojë edhe me spitale të tjera.

“Është një strukturë e re menaxhimi që po i bëjmë spitaleve”- u shpreh ministrja.

Spitali i Kavajës do të përballojë problematika shëndetësore të çdo lloji  gjatë sezonit turistik.

Burimi: Top channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re