Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të komunikimeve të tij me gazetarët ka bërë me dije se qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë sugjerim në lidhje me menaxhimin e situatës Covid.

Basha ka theksuar se është e rëndësishme që qeveria tashmë të marrë masat e duhura dhe në dispozicion të pacientëve me Covid të mos jenë vetëm dy spitalet që tashmë janë të tejmbushur por mundësia të jetë dhe në spitalet rajonale.

Sipas tij plani që ai dhe PD-ja ka prezantuar para 16 ditësh mbante dhe të gjithë hapat që duheshin të ndiqeshin në lidhje me menaxhimin e situatës pandemike në vend.

“Kanë kaluar 6 muaj që nga momenti që ne kemi kërkuar seriozisht nëse do të ishin marrë masat e nevojshme tashmë mjekët e familjes do të ishin pjesë e përballjes.

Dy spitale Covid në kolaps, i treti vetëm mure të lyera, dy spitale të mbushura plot e përplot thash pardje se kishim rekord të infektuarish sot një tjetër rekord.

loading...

Gjashtë muaj i kanë rraskapitur mjekët dhe infermierët dhe minimumi që qeveria duhet të bëjë është të japë bonusin e premtuar dhe ti motivojë dhe të mbrojë të gjithë mjekët në këtë luftë jetë a vdekje.

Pika jonë e dytë në planin tonë është arsimimi i sigurtë i fëmijëve duke ndihmuar e pajisur me gjërat e nevojshme sanitaret, furnizimi ,me ujë i institucioneve, pajisja me maska mbrojtëse e fëmijëve dhe testimi periodik i mësuesve dhe kjo nuk do të thotë që të bredhësh dhe të shpërndash disa tableta, por të mundësosh që çdo fëmijë shqiptarë të ketë mundësinë të ndjekë mësimin.

E treta ka të bëjë me kolapsin ekonomik dhe që asnjë shqiptar të mos ngelet jashtë vëmendjes, ku shumica nuk arrijnë të paguajnë më as ushqimin, as dritat apo nevojat bazike të familjes.

Një fond punësimi për bizneset për të bërë të mundur marrjen dhe pagesën e punonjësit dhe gjithashtu dyfishimin e ndihmës sociale për çdo persona.
Biznesi i vogël Kosova 60 milionë euro paketë, dhe ne prej 16 ditësh kemi kërkuar një cek prej 1 mijë euro. dhe se fundmi subvencionimin e bizneseve të mëdha.

loading...