Gjatë të gjithë retorikës së përplasjes mes Berishës dhe Bashës, ky i fundit ka thënë vazhdimisht se pezullimi i ish-kryeministrit nga PD, nuk mund të diskutohej pasi do të ishte njësoj sit ë diskutoheshin vendimet e marra nga SHBA. Në këtë mënyrë Basha është munduar të thotë se çdo kritikë ndaj këtij vendimi të marrë për Berishën është njësoj si të dalësh kundër SHBA.

Ndërsa në formularin që Fax Web ka siguruar, në deklaratën që anëtarët e PD duhet të firmosnin, arsyeja kryesore ishte diskutimi pikërisht i shpalljes “non-grata” të ish liderit të demokratëve. Në formular thuhet se anëtari bie dakord që të kërkojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor duke pasur si synim diskutimin mbi situatën e krijuar dhe logjikimin mbi vendimin e marrë ku Berisha pezullohej nga pjesëmarrja në aktivitetet e PD dhe nga grupi parlamentar.

Kjo në fakt sjell në pah dy qëndrime të PD, ku njëri ishte ai që këto vendime nuk diskutohen pasi do të ishte njësoj si të viheshin në diskutim, ose njësoj sikur të dilnin kundër SHBA-ve dhe nga ana tjetër vetë thirrja e Kuvendit Kombëtar kërkohet të bëhet me motivacionin e debatit lidhur me shpalljen non-grata të Berishës dhe pezullimin e këtij të fundit nga PD.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re