Kur gazetarja Mira Kazhani aksidentoi një këmbësor në autosradë disa muaj më parë, nuk mbeti mediat pranë PS e LSI pa e sulmuar, për shkak të qendrimeve të saj kritike ndaj opozitës.

Sali Berisha iu vërsul si i çmendur, bashkë me portalin e djalit të tij, duke akuzuar policinë se po fshihte ngjarjen.

Dje është përfshirë një tjetër gazetare në aksident, Ilda Bejleri.

Por, çuditërisht mediat e kanë “mbyllur gojën” dhe vetëm pasi lajmi nuk mund të fshihej më, kanë bërë disa rresht, sikur gruaja që ndodhet e shtruar në spital, ishte “fërkuar” paksa mbi makinën e Ildës.

“Qytetari digital” natyrisht ka heshtur, për shkak të lidhjes së gazetares me Balliun Junior.

Dhe mirë ka bërë, pasi nuk ka pse të politizohet një aksident.

Më e shëmtuar ndërkohë ka qenë sjellja e policisë, e cila ashtu si media e politika, përdor dy standarte.

Fjala vjen, në Vlorë është arrestuar një drejtues mjeti, pse ka aksidentuar pa pasoja të rënda një 66-vjeçare.

Ndërsa në Tiranë, edhe pse e aksidentuara është shtruar në spital, policia, që e ka fshehur ngjarjen, veçse e ka shoqëruar Ilda Bejlerin dhe më pas e ka lënë të lirë.

Kjo e fundit ndërkohë, pasi ka sulmuar ato pak media që kanë dhënë lajmin, thotë se nuk kishte ndonjë detyrim të qendronte, pasi 63-vjeçarja ka hyrë kur semafori ishte me jeshil për makinat dhe se ajo u rrëzua vetë.

Pra, sipas logjikës së Ildës, duhet të shtypim çdo njeri që futet me të kuqe.

“O ju mer-diat shqiptare. Për fatin tim të mirë kamerat janë hapur në polici, dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat.

Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici.

Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore.

Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak, por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë.

Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë, flini të qetë o njerëz”, shkruan Bejleri në një reagim të saj./ tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re