Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi janë goditur me sende të forta në zonën e Saukut në Tiranë.

Policia njofton se rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjete të forta shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, dhe as autorët e mundshëm të kësaj plagosje të dyfishtë mëngjesin e kësaj të diele.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re