Nga ngjarja e rëndë që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja, mbetën të plagosur edhe babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj.
Gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku raporton se dy të plagosurit ndodhen në gjendje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që priten sot të lënë ambientet e Spitalit të Traumës.



