Më 9 gusht u gjet trupi i një të porsalinduri: sipas autopsisë ai ka lindur gjallë dhe është djali i 22-vjeçares që jeton në shtëpi me familjen. Pak ditë më pasë u gjet një trup tjetër
Nëna 22-vjeçare e të porsalindurit të gjetur i pajetë në kopshtin e një vile në Traversetolo (Parma) po hetohet me akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehjes së kufomës.
Javën e fundit ishte identifikuar edhe babai i fëmijës, bashkëmoshatar i të resë, i cili me sa duket nuk ishte në dijeni të shtatzënisë.
Në të njëjtin kopsht – në shtëpinë ku jeton familja e 22-vjeçares – ditët e fundit janë gjetur mbetje të tjera të cilat duket se i përkasin një trupi të dytë të vogël.
Lidhja mes dy gjetjeve ende nuk është sqaruar.
Ndërkohë shtëpia ka marrë emrin “vila e tmerreve”. Përtej titujve, ajo që është e sigurt është se për Vignale di Traversetolo lajmi i dy kufomave të sapolindura të gjetura pikërisht këtu ishte dhe është një tronditje.
Hetuesit do të kthehen së shpejti në shtëpinë e sekuestruar që nga 9 gushti, ku në kopshtin e saj u gjet trupi i vogël i një të porsalinduri, ndoshta falë nuhatjes së qenit.
Fëmija i gjinisë mashkull sipas asaj që zbuloi ADN-ja, ishte i vajzës 22-vjeçare që jetonte atje me familjen e saj.
Kishte lindur i gjallë, sipas autopsisë.
Pak ditë më parë, pra, u zbulua një tjetër i porsalindur, ndoshta i varrosur prej muajsh, nëse jo vitesh, në të njëjtën zonë. Në ditët e ardhshme hetuesit mund të kryejnë gërmime të mëtejshme dhe nuk mund të përjashtohet një përparim në hetim.
