Një grua 50-vjeçare dyshohet për vrasje të dyfishtë të foshnjave në Francën verilindore, pasi dy foshnje të vdekura u gjetën në një frigorifer, gruaja u arrestua të hënën në zonën e Parisit, sipas burimeve të njohura me rastin.

Sipas burimit të parë, i cili foli me AFP-në, një burrë kontaktoi policinë sot pasi gjeti një foshnjë të vdekur në një frigorifer në shtëpinë e tij në Aiguevières-et-Liomont, në rajonin Haute-Saône.

Oficerët që shkuan në shtëpi gjetën gjithashtu trupin e një foshnje të dytë.

Hetimet fillestare kanë çuar në identifikimin e nënës së foshnjave, e cila u largua nga shtëpia pa njoftuar askënd.

Gruaja u arrestua të mërkurën në mëngjes në Boulogne-Billancourt.

Një burim i dytë raportoi se për një nga djemtë e gjetur mendohet , se nëna është një grua që ka nëntë fëmijë nga dy martesa,dhe jeton në zonë/CNN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re