Dy të proceduar penalisht, për organizim të llotarive të palejuara

51544751_2356038014682556_5467436072944271360_o.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dy persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen për organizim të llotarive. Sipas policisë është proceduar penalisht shtetasi, B.C 62 vjeç në Tiranë, ndërsa në Kukës shtetasi E.K, 29 vjeç.

 

Gjithashtu këtyre shtetasve ju është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, dy valixhe me çipsa, një monitor për lojëra fati dhe tre njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

 

62 vjeçait nga Tirana në ambientet e lokalit të tij gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën ”Nikolla Tupe”, iu gjetën dy tavolina pokeri dhe dy valixhe me çipsa.

 

Gjithashtu në qarkun Kukës 29 vjeçarit, i janë gjetur në lokalin e tij tre njësi kompjuterike dhe një monitor, të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë