Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në ishullin grek Naxos. Sipas Medias greke , dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç, po udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.
Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar në vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.
Personi i plagosur është në gjendje kritike për jetën.
I plagosuri u dërgua fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm dhe Qendrën Shëndetësore të Naxosit dhe më pas u transferua në një spital në Athinë për shkak të gjendjes së tij të rëndë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe ka shkaktuar pakënaqësi dhe trishtim në komunitetin vendas. Policia po heton shkakun e saktë të aksidentit, por deri më tani nuk ka prova që sugjerojnë se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit.

