Skip to content

Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ndodhi pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta.

Nga hetimet paraprake të policisë, janë identifikuar autorët e vrasjes së tyre.

Ndërkaq, policia është vënë në kërkim të njërit prej autorëve.