Dy lëkundje të forta sizmike, që u shoqëruan edhe me pasgoditje më të vogla, ndodhën ditën e sotme në intervalin e shtatë orëve në jug të vendit, në rajonin e Ilia, në Giannitsochori. I pari në mesditë dhe i dyti sot në mbrëmje. Nuk raportohet për të lënduar

Greqi-Tërmetet shkundin përsëri Greqinë, duke u kthyer në një panik pothuajse të përjavshëm.

Dy lëkundje të forta sizmike, që u shoqëruan edhe me pasgoditje më të vogla, ndodhën ditën e sotme në intervalin e shtatë orëve në jug të vendit.

Tërmeti i parë dhe më i forti i regjistruar, ndodhi në mesditë, në Ilia, jugu i Greqisë, me magnitudë 4.6 i Shkallës Rihter. Sipas vlerësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 11:47, me epiqendër 4 kilometra në perëndim të Giannitsochori.

Tërmeti i dytë, i shkallës 3.5 ballë Rihter, ka ndodhur mbrëmjen e sotme, po në Ilia. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 2 kilometra në jug jugperëndim të Giannitsochori, poshtë rajonit të Patras. Thellësia fokale e tërmetit është 5 kilometra.

Ekspertët po monitorojnë evoluimin e aktivitetit sizmik, ndërkohë që vlen të theksohet se ka pasur edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të vogël, informon media greke.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme, por paniku është i madh. Pothuajse  që prej nisjes së muajit të kaluar, janë regjistruar shumë lëkundje sizmikevendin fqinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re