Dy tragete të nisura nga Bari kanë arritur të ankorohen vetëm mëngjesin e kësaj të enjteje në Portin e Durrësit. Ata ishin nisur që mbrëmjen e të mërkurës, por mbërritën me vonesë në destinacion për shkak të motit të keq.

 

Ndërkohë, Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi se dy tragetet e linjës Durrës-Bari u nisën në orën 07:30 të mëngjesit të së enjtes nga Porti i Durrësit. Lundrimi i tyre duhte të kishte nisur që mbrëmjen e kaluar, por ishte e pamundur për shkak të motit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re