Tirana dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e sotme që ka hapur javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Kjo sfidë, e cilësuar si kryendeshja e javës, ka dhuruar emocione sic pritej me tension, raste, dy traversa si dhe një ndërprerje e cila bëri që dueli të zgjaste mbi dy orë.

Tirana ka qenë më kërkuese dhe i është afruar më shumë golit, duke goditur dy herë traversën, ndërsa ekzistojnë edhe dyshimet për një gol fantazmë.

Megjithatë, Teuta rezistoi mirë deri në fund dhe ia doli të merrte një pikë të rëndësishme në transfertë, duke u konfirmuar si një ekip shumë cilësor dhe mes pretendentëve të këtij edicioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re