Skip to content

Dy trupa nën rrënoja, emergjencat kërkime në zonën dy gjelat

Specialistët francezë të emergjencave civile dhe efektivë të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në Durrës.

 

Operacioni po zhvillohet në zonën e njohur si dy gjelat.

 

Në këtë vend, sipas informacioneve paraprake të autoriteteve ndodhen nën rrënoja dy trupa.