Dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura në banesë tek Rruga e Durrësit nga shoqja e tyre e dhomës mesditën e sotme.

Dyshohet se viktimat, të cilat u identifikuan si 25 vjeçarja me iniciale A. K., dhe 40 vjeçarja me A. L., kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur nga shoqja e dhomës rreth orës 13:35 në banesën ku ishin akomoduar pranë zonës së Selvies.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe”, raportoi policia.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re