Dy raste te dyshuara në Pogradec me koronavirus kanë dalë negative. Lajmi konfirmohet  zyrtarisht edhe nga zyrat e Njesisë Vendore të Kujdesit Shendetësor.

 

Bëhet fjalë për dy vajza të reja 22 dhe 23 vjeçe, njëra banore në qytetin liqenor dhe tjetra në një nga fshatrat e njësisë administrative Cerave.

 

Të dyja vajzat e reja gjithnjë sipas të njëjtave burime nuk kanë pasur histori udhëtimi jashtë vendi. Duhet thënë se deri tani në Pogradec nuk ka të regjistruar asnjë rast me COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re