Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 10 raste të reja në qarkun e Fierit. Sipas ABC News, mes dhjetë të infektuarve në Fier janë një burrë e një grua, pronarë të një kopshti privat.

Ndërsa, në Patos janë konfirmuar dy vatra të reja me koronavirus. Mësohet se dy të infektuarit janë një 40-vjeçar dhe një pensionist. Nuk dihet se nga ku mund ta kenë marrë virusin.

Situata e krijuar nga Covid-19 në vend vijon të jetë shqetësuese, gjatë 24 orëve të fundit ministria njoftoi 156 raste të reja dhe 5 humbje jete në dy spitalet Covid.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re