Dy vëllezër shqiptarë janë plagosur me thikë mesditën e sotme në Itali, raportojnë mediat vendase. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pordenones ndërsa të plagosurit janë të moshës 27 dhe 29 vjeç.

Ata kanë qenë duke ecur përgjatë rrugës bregdetare kur janë sulmuar me thikë nga një i ri. Njëri prej tyre u transportuar me helikopter me plagë në bark, ndërsa tjetri kishte plagë në kokë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re