Teksa ndodhet në Kosovë për ceremoninë e vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Presidenti Ilir Meta nuk ka harruar dhe familjen Abazi, që humbi tragjikisht dy djemtë në tërmetin tragjik të 26 nëntorit, në Shqipëri.

Meta ka takuar familjarët e të ndjerëve Shemsedin dhe Isa Abazi, duke iu shprehur nga afër ngushëllime për dhimbjen e madhe, ndërsa iu premton se shqiptarët do jenë gjithmonë pranë tyre.

“Sot në Gjilan për t’u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi. Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!”, shkruan Meta.