Skip to content

Dy viktima aksidenti në aksin Shkodër – Lezhë

Gentian Toma dhe Robert Ejlli, djem tezesh, përkatësisht 32 e 25 vjeç, janë dy viktimat më të fundit të aksidenteve rrugore në vend.

Automjeti tip Benz me të cilin udhëtonin – ku në timon ishte 32-vjeçari – u përplas nga pas me një automjet tip IFA-kamion, në errësinë  e natës, në aksin Lezhë – Shkodër te ura Dajçit.

Mendohet se shpejtësia e madhe e Benzit, e e ndoshta dhe ndriçimi i dobët i kamionit, kanë qenë shkak i përplasjes. Aksidenti ndodhi rreth orës 01 të natës.