Në 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 2.226.

Sipas qyteteve, rastet e reja janë regjistruar: 24 në Shkup, 2 në Kumanovë, Shtip 14, Tetovë 12, Strugë 4 ,Veles 1, Gostivar 3, Koçani 1, Vallandov 1. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka njoftuar po ashtu se brenda ditës janë shëruar 17 pacientë të tjerë.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 5 pacientë të shëruar, një pacient është regjistruar në Kumanovë,9 në Tetovë, 1 në Manastir, 1 në Gostivar. Ndërsa, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit dy pacientë nga Gostivari dhe Struga.

Deri më tani, bilanci total i viktimave në vend është 133, ndërsa mbeten ende 541 raste aktive. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re