Apeli ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me dy vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Në një prononcim për mediat avokati tha se nuk ka pasur hetim dhe gjykimi ka qenë i padrejtë.

I pyetur mbi vendndodhjen e Adriatik Llallës, avokati tha: “Di që është në regjim spitalor. Gjykata e Shkallës së Parë dhe të Apelit ka bërë copy paste konstatimet e organit hetimor”.

I pyetur nëse ka dijeni nëse ish-kryeprokurori ndodhet në Shqipëri, avokati tha: “Nuk kam komunikim për aspekte shëndetësore, vetëm proceduriale penale”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re