Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, inxhinieri Erion Softa gjatë një interviste për “Fax Neës” i ka sugjeruar qeverisë që të ndërtojë një institut që kontrollon cilësinë e ndërtimeve duke i paraprirë çdo rreziku që mund të na ndodhë në të ardhmen.

Softa tha se qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë iniciativë për që të kontrolluar objektet që në ndërtim që mund të projektohen gabim dhe në të ardhmen mund të ketë pasoja të rënda.

Ne do ta harronim shumë shpejt tërmetin. Nuk janë marrë masa për të reaguar sic reagojnë zakonisht shtete të ndryshme që kanë problematika të tilla duke ndërtuar institucione të mirëfillta të cilat më pas bëjnë që gabimet e mëparshme të mos ndodhin më pasi ndërtimi është trashigmni ndër vite por është siguri për jetën e njeriut. Duhet të ishin ndërtuar institucione por morëm disa VKM të cilat ndryshuan disa norma projektimi të cilat ishin të duhurat, ndërruan disa harta sizmike dhe rritëm shkallën e sigurisë, për këto bëmë mirë që i bëmë por nuk ndërtuam institucione të mirëfillta ku ne të studiojmë dhe të kontrtollojmë ndërtime, për situatën që kemi dhe për situatën e së nesërmes.

Shteti dhe kryeministri i Shqipërisë doja që ai të inauguronte një institut ndërtimi, një institut sizmik të inauguronte një shkollë ndërtimi që do të mësojë të kategorizojë punëtorët të cilët janë shumë të rëndësishëm. Këto probleme nuk zgjidhen kur rrëzohet punëtori të arrestohet inxhinieri dhe vetëm kaq. Kështu ndodhi me tërmetin, ndoqëm penalisht ca njerëz, pamë objektet vërdallë, bëmë ca projekte jo të mira. Ne na mungon sistemi për kontrollin që nuk mund të mjaftohet me policinë e shtetit për mënyrën si e kontrollon situatën e ndërtimeve. Në fund fare ata ngelen vëzhgues dhe paditës për shkelësit. Nuk mund të ketë një institut ndërtimi që shpërndan punën ndërkohë që duhet të jetë kontrollues për objektet që mund të projektohen gabimisht dhe mos ketë pasoja. Duhet bërë raport vlerësimi aftësisë mbajtëse të objekti nuk mund të bëhet pa paisje.

Tërmeti është një përgatitje që cdo shtet e bën që është një detyrim të shtetit, sot paguhen shuma të llahtarshme për rindërtimin e shtëpive. Kjo që ndjekim ne është shumë e thjeshtë, kur ndodh një aksident ne futim direkt në burg përgjegjësin që nuk na zgjidh asgjë”, tha Softa.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re