Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka reaguar ndaj mesazhit të kreut të shtetit Bajram Begaj, i cili përmes një postimi në Tëitter, rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas, në dyvjetorin e luftës me Rusinë.

Zelensky vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa shprehu se presin me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore.

Reagimi i Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj:

Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me respekt me popullit ukrainas në luftën e guximshme për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime universale.

Reagimi i Presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky:

Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re