Dy vrasje kanë ndodhur vetëm në orët e para të së enjtes në vendin tonë. Në të dyja rastet, rezultoi se është qëlluar me automatik.

Dhe, sipas gazetarit Artan Hoxha, AK-47 është “kolera” që po merr jetët e të rinjve, e jo të atyre që janë sëmurë apo të moshuarve.

Sipas gazetarit, kjo “kolerë” nuk luftohet as duke pritur vaksinat në Rinas e as duke mallkuar me “kokat hëngshin”.

Postimi i plotë:

“AK-47 “pandemia” e vertete qe po merr jetet e shqiptareve…. Kjo “kolere” po merr jetet e të rinjve, jo jetet e të semureve apo te moshuareve…

Dhe nuk luftohet as duke pritur vaksinat në Rinas dhe as duke mallkuar me “kokat hengshin”…

Komandant, si shume me “vrull” ka nisur ky mandati i trete???!!!!

Ndale pak hapin, se nuk po i hyn tmerri vetem popullit, por edhe AK-47 vet per rendimentin e larte te vdekshmerise….”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re